Shaland hedh sytë nga Premier League, Kosova kërkon të përforcojë mbrojtjen

0

Përfaqësuesja e Kosovës e ka gjithmonë derën e hapur për talentet me origjinë kosovare nëpër Europë.  Në një intervistë për “KTV”, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, preku çështjen e mbrojtësit Florent Hadërgjonaj.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili aktivizohet me Hadërsfilld Toun në Premier Ligë, ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares zvicerane, por mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është aktivizuar ende në një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen “helvete”, çka e bën kalimin e tij te përfaqësuesja kosovare, thjesht një çështje procedurash.

“Ne kemi disa lojtarë që duhet të vendosin. Hadërgjonaj është njëri nga këta lojtarë. Konkurrenca te Zvicra në pozicionin e tij është shumë e madhe. Them se aty nuk do ta ketë të lehtë, kështu që shpresoj që ai të vijë të luaj për Kosovën”, tha Shaland.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.