Shaland dhe Berisha në “kor”: Azerbajxhani favorit, por…

0

Bernard Shaland, trajneri i Kosovës, ka dalë para mediave ditën e sotme dhe ka folur për ndeshjen e nesërme me Azerbajxhanin. Edhe pse luhet në Kosovë, tekniku zviceran sheh si favorit azerët. Gjithsesi besimi i tij për të fituar dhe siguruar vendin e parë në grup është i madh.

“Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet. Do ta kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50 me 50 për qind. Në Azerbajxhan kemi luajtur baras. Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta.

Azerbajxhani është favorit, pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne. Por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj: unë besoj në fitore”, është shprehur Shaland.

BERISHA – Krah trajnerit ishte i pranishëm në konferencë edhe mesfushori Valon Berisha. Fillimisht ai foli për triumfin me Maltën dhe më pas e kaloi fokusin te takimi me Azerbajxhanin. “Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm  për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore.

Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist dhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit, madje edhe tani për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë. Por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka përfunduar Berisha. Berisha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.