Sadiku: Ju tregoj bastin me Panuçin, dua të… asistoj!

Armando Sadiku mungon prej kohësh në kombëtare, për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në verë me Levanten. Sulmuesi ka nisur të luajë, por në Zvicër. Ai u transferua te Lugano dhe kërkon të kapë formën maksimale. Sot ai doli para mediave në një konferencë për shtyp të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes me Turqinë.

GJENDJA FIZIKE – “Pas shtatë muajsh kthehem të luaj, jam i lumtur dhe me energji. Mezi pres të luaj dhe të shënoj. Jam mirë në aspektin fizik. Kam luajtur shtatë ndeshje atje, tre si titullar. Për momentin jam shumë mirë”.

KUNDËRSHTARI – “Turqia ka lojtarë cilësorë dhe me emra. I respektojmë. Nuk i nënvlerësojmë se i mundëm në miqësore. Do japim maksimumin që të përsëritim atë ndeshje.”

BASTI – “Uroj të marrim gjashtë pikë në dy ndeshje. Edhe katër janë ‘ok”. Kemi vënë bast me trajnerin, po morëm 6 do na dhurojë diçka. Duhet të jemi bashkë të gjithë si grup, vetëm kështu mund të përsërisim rezultatet e shkuara. Grupi është dhe mund t’ia dalim. Atmosfera është e mirë. Edhe afrimet duhet t’i ndihmojmë të futen në ekip. Për momentin atmosfera është e mirë.”

Lënia e Strakoshës jashtë? Unë e di që është grumbulluar. Do isha më i gëzuar po ta asistoja unë për Erosin. Gjithmonë më ka thënë se do të jap top dhe do shënosh. Kështu që do jem shumë i lumtur po asistova. Grupi është i vështirë, Me Islandën dhe Turqinë luhet kualifikimi, Uroj të kemi edhe fat. Nëse bëhemi grup, që të ndihmojmë njeri-tjetrin, do t’ia dalim. Kam besim te vetja dhe tek ekipi.”

DURMISHAJ – “Nuk e njoh kush është Durmishaj.”

UZUNI-GREZDA– “Ai ka bërë ndeshje shumë të mira në kombëtare. Jam i gëzuar, ku ta gje që të luaj me sulmues kaq të shpejtë. Shpresoj që Erosi të kthehet në formë dhe të bëjmë mirë të tre përpara. Për mua si sulmues është mirë që kam lojtarë të shpejtë në krah, të cilët mund të më furnizojnë me topa.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *