Grezda: Pres asistin e Sadikut, Xherard ndryshe nga Panuçi

0

Eros Grezda është rikthyer të luajë këtë fundjavë me Rejnxhërs, një lajm i mirë për trajnerin e kombëtares, Kristian Panuçin. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për gjendjen e tij dhe për ndeshjen e radhës me Turqinë, kundërshtar ndaj të cilit gjakovari edhe ka shënuar golin e parë kuqezi.

“Kam pasur një periudhë të vështirë, por kam punuar shumë dhe ndihem në formë. Do bëj maksimumin. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Trajneri do të bëje zgjedhjet e veta”, u shpreh Grezda para miave, ndërkohë që më pas theksoi se nuk e ka aspak problem se ku do të luajë.

“Sa kohë skuadrës i shërben të ndryshoj pozicion, do jem aty ku trajneri dua. Nuk ka rëndësi nëse luaj majtas apo djathtas. Për mua është njëlloj”, shtoi anësori i Rejnxhërs. Më pas ai foli edhe për Armando Sadikun, të cilin e kishte në krah gjatë konferencës.

“Mungesa e Sadikut është ndjerë, jam i lumtur që kthehet. Merrem vesh mirë me të. Shpresoj të kombinojmë në fushë dhe të bëjmë më mirë. Edhe unë jam i lumtur që ai të më asistojë dhe unë të shënoj (qesh)”.

“Panuçi, ku ndryshon me Xherard? Nuk e di. Janë tipe të ndryshme, punojnë ndryshe. Panuçi më ka dhënë më shumë hapësira. Normalisht edhe konkurrenca është tjetër. Janë profesionistë dhe bëjnë punën e tyre  më së miri”.

“Nëse duan të kualifikohemi, duhet të marrim 6 pikë. Luajmë në shtëpi me Turqinë dhe me një ekip më të dobët se ne. Jemi të motivuar dhe i duam këto dy fitore. Do bëjmë gjithçka t’ia dalim”.

“Pritshmëritë dhe dëmtimi? Në Europian i bëmë krenar të gjithë shqiptarët dhe presin të njëjtën gjë. Lojtarët po luajnë dhe kemi një shans t’i krenojmë shqiptarët. Kur u dëmtova më thanë se ishte serioze. Doja të mos humbja kombëtaren. Kam punuar shumë me ekipin dhe me trajner privat. Ndihem shumë mirë dhe do të presim si do të shkojnë gjërat”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.