Runi rikthehet te Kombëtarja e Anglisë, do të luajë këtë muaj  

Uejn Runi është në perëndim të karrierës, pasi tashmë po jep kontributin e tij në Amerikë, tek DC Junajtid. Në tokën e premtuar shkojnë pjesa më e madhe e “yjeve” që vendosin që të nënshkruajnë një kontratë të majme dhe të dhurojnë spektakël për mbështetësit e tyre në “tokën e premtuar”.

Runi nuk luan me Kombëtaren e Anglisë që nga nëntori i vitit 2016, por ai do të jetë pjesë e skuadrës në grumbullimin e muajin nëntor. Shënuesi më i mirë i “Tre Luanëve” nuk do të jetë për të dhënë kontributin e tij me skuadrën angleze, por për të luajtur ndeshjen e lamtumirës.

Runi do të jetë në fushë në përballjen me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe në “Wembley” më 15 nëntor ndeshja do të jetë e gjitha për të. Edhe fitimet e kësja ndeshje do të shkojnë në Fondacionin e Uejn Runit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *