Runej rikthehet me gol, të parin ia shënon ish-skuadrës të Ze Marisë

Uejn Runej ka qenë një ndër lajmet e kësaj vere, sepse është kthyer në shtëpi, tek Evertoni, pas 13 vitesh në Mançester.

Sulmuesi i famshëm e ka nisur aventurën e tij të dytë tek Evertoni me një gol të shkëlqyer në miqësoren e fituar dje 2-1 në Tanzani, kundër kampionëve të Kenias, Gor Mahias. Bëhet fjalë për ekipin që drejtonte braziliani Ze Maria deri para pak javësh, kur dha dorëheqjen për të marrë drejtimin e Tiranës.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi pikërisht Runej, me një gjuajtje të fortë nga distanca në minutën e 34-t, me një tifoz që u fut në fushë për ta përqafuar.

Megjithatë, Gor Mahia barazoi vetëm një minutë më pas, me një aksion ku mori pjesë edhe një tjetër njohje e vjetër e Tiranës, sulmuesi nga Ruanda Medi Kagere (një superstar në Kenia). Gjithsesi, Evertoni e fitoi ndeshjen me një gol në minutën e 82-të nga Kiran Douell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *