Ruiz: Shpejtësia ime e papërballueshme për Joshuan, e dija që do triumfoja!

0

Andy Ruiz shokoi botën me triumfin e tij kundër Anthony Joshuas, duke u bërë kampion Bote nëboks për peshat e rënda. Meksikani mundi Joshuan me nokaut në raundin e shtatë.

Pas ndeshjes, dukshëm i emocionuar, 29-vjeçari deklaroi se ishte një triumf që e priste dhe e dinte që do të ndodhte. Sipas Ruiz, shpejtësia e lëvizjeve të tij ishin të papërballueshme për Joshuan.

“Ishte hera ime e parë që bija në tokë dhe thashë me vete: ‘Çfarë dreqin po ndodh?’ Po prisja që ai të hapej dhe të kisha mundësi ta godisja dhe të kundërpërgjigjesha. Kam punuar jashtëzakonisht shumë fort. Dua t’ua vërtetoj të kundërtën të gjithë atyre që dyshojnë. Përpara ndeshjes gjithmonë thoja që doja të ndeshesha me Joshuan sepse e dija që do të triumfoja.

Shpejtësia ime dhe lëvizjet e mia, e dija që do të ishin të papërballueshme për të, gjithmonë flas në momentin që ai hapet. Jam meksikani i parë kampion Bote. Vazhdoj dhe pickoj veten që ta kuptoj që është e vërtetë. Do të rikthehem në palestër dhe të punoj akoma më fort. Tani jam më i motivuar. Jam kampioni!”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.