Ruiz një sukses i paparë te Napoli, gjithçka falë djalit të Ançelotit

0

Talenti spanjoll Fabian Ruiz ishte blerja e rekord e klubit të Napolit për këtë merkato vere. Kartoni i 22-vjeçarit i kushtoi napolitanëve 30 milionë Euro, ndërsa e ka nisur mbarë aventurën e tij në Itali duke spikatur në sezonin e tij të parë në Serie A.

Në një intervistë në vendlindje në një emision të radios “Onda Cero”, Ruiz ka zbuluar një detaj mjaft interesant për transferimin e tij te Napoli. Sipas 22-vjeçarit faktor vendimtar në kalimin e tij te nënkampionët e Italisë ka qenë djali i Karlo Ançelotit, Davide Ançeloti.

Davide Ançeloti me të fejuarën spanjolle

“Ana Galoça e fejuara e Davides është nga Sevilja dhe ai vinte thuajse çdo javë për ta takuar atë. Natyrisht, kur shkonte atje nuk humbiste asnjë rast për të parë ndeshjet e Betisit e Sevijës. Atje më pa mua dhe më pas më sugjeroi te Karlo (Ançeloti). Sa herë e takoj Anën e falënderoj, pa të nuk do të isha këtu ”, tha mesfushori i talentuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.