Rritet numri i të huajve te Kamza, Gjoka duhet të bëjë llogaritë për largime

0

Kamza afroi ditën e djeshme sulmuesin David Izazola, duke përforcuar disi repartin e sulmit, megjithatë një tjetër problematikë vjen bashkë me meksikanin. Numri i të huajve vijon të rritet te Kamza dhe ky është një shqetësim jo i vogël për Gjokën.

Vetë tekniku është shprehur se e shqetëson fakti se i mungojnë alternativat e lojtarëve vendas. Situata është e tillë, tani janë 8 lojtarë të huaj për vetëm 4 vende. Natyrshëm që kjo situatë të bën të mendosh se do të ketë ndonjë largim nga lojtarët e huaj, për faktin se do të jetë shumë e vështirë për trajnerin që të alternojë minutazhin e tyre.

Mbetet për t’u parë se kush do të marrë valixhet, por gjasat janë që ndonjë prej lojtarëve të repartit të avancuar të mos vijojë të jetë pjesë e skuadrës nga periferia e kryeqytetit. Kamza ka grumbulluar 15 pikë në 18 javë, duke u pozicionuar në vendin e nëntë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.