Ronaldo, rekordi dhe e ardhmja: 1000% juventin!

0

Juventusi ka lënë pas zhgënjimin në Champions League dhe sot ka festuar titullin e tetë rresht në Serinë A. Më rekord se kaq, është e pamundur.

Pas ndeshjes, gjatë festimeve, Kristiano Ronaldo është vënë përballë gazetarëve të DAZN, ku ka folur për momentin bardhezi, rekordin e tij me titull kampion në Angli, Spanjë e Itali (Ibrahimoviç ka fituar titull në La Liga, Serie A, Ligue 1, Eredivisie), por mbi të gjitha për të ardhmen.

Ka qenë një vit shumë i mirë, jam përshtatur. Fituam Superkupën, tani titullin. Jemi të lumtur, nuk ishte e thjeshtë të fitonim. Rekordi im? Super i lumtur, vetëm Murinjo ia ka dalë mbanë si trajner, tani unë si lojtar“, u shpreh Ronaldo pas Juve-Fiorentina.

Më pas, portugezi vazhdoi: “Nervoz dhe i zemëruar për Champions? Nuk mund të fitohet gjithmonë. Ne bëmë maksimumin, por në fund vetëm një ekip e fiton kupën. Kam dhënë maksimumin për të ndihmuar ekipin, tani do ta provojmë sërish, vitin e ardhshëm. Grupi është pozitiv, gjithsesi, sepse dy trofe i kemi fituar“.

Natyrisht, pyetja e madhe: “E ardhmja ime? Jo 100%, por 1000% do të jem te Juventusi sezonin e ardhshëm“.

Image

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.