Roben merr vendimin drastik: I jap fund përfundimisht

0

Futbollisti i njohur holandez, Arjen Roben, ka lajmëruar dorëheqjen nga futbolli profesionist. 35-vjeçari ka bërë të ditur se ky vendim vjen si pasojë e dëmtimeve të shumta që ai ka pësuar gjatë viteve të fundit, eksperienca të cilat ai nuk dëshiron t’i provojë sërish në të ardhmen.

“E kam menduar shumë këtë gjë gjatë javëve të fundit. Siç e dini të gjithë, vendosa të merrja kohë për t’iu informuar mbi vendimin për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bajernin. Kam vendosur ta mbyll karrierën time si futbollist profesionist”.

“Ka qenë padyshim vendimi më i vështirë i karrierës sime. Një vendim ku zemra dhe mendja u përplasën me njëra-tjetrën. Kam jetuar 19 vite për këtë pasion timin dhe u përpoqa të merrja ç’mundesha. Dashuria dhe bindja se mund t’ia dalësh u vunë përballë realitetit që është se jo gjithçka është ashtu siç ti mendon. Nuk jam më ai 16-vjeçari që nuk ia kishte idenë se ç’ishte një dëmtim”.

“Për momentin jam në formë dhe i shëndetshëm dhe si një fans i sporteve të ndryshme dua që të mbetem kështu dhe për të ardhmen. Prandaj kam vendosur t’i jap fund përfundimisht, por kjo është rruga e duhur”, tha Roben.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.