Rikthime me peshë te Bajerni, Kovaç me arsenal të plotë

0

Mats Humels dhe Sven Ulrajsh janë rikthyer në stërvitjen e Bajern Mynihut. Kthimi i dy lojtarëve dhe sidomos i mbrojtësit është një lajm mjaft i mirë për trajnerin Niko Kovaç. Të dy lojtarët prej disa javësh nuk kanë qenë në shërbimet e trajnerit kroat dhe mungesa e tyre është ndjerë në kampin bavarez.

Ndërkohë, Manuel Nojer është stërvitur i diferencuar nga ekipi dhe pritet të rikthehet të premten, siç është shprehur trajneri i Kovaç. Lista e gjatë e dëmtimeve për bavarezët vazhdon me Alaba dhe Gorecka, që pritet të rikthehen të shtunën. Kovaç mbi gjendjen e dy yjeve të tij u shpreh: “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë, do mundohemi ta menaxhojmë situatën me shumë kujdes”.

Pavarësisht rikthimeve, ka ende lajme jo pozitive për trajnerin bavarez. Veterani Frenk Riberi po vuan shumë nga dëmtimet e njëpasnjëshme dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Borusia M’Gladbah.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.