Rikthim në ring? Wladimir Klitschko zbulon planet e së ardhmes

0

Wladimir Klitschko ishte shumë pranë rikthimit në sportin e boksit pasi kompania mediatike “DAZN” i ofroi një çek me vlerë 50 milionë dollarë për t’u rikthyer në sportin ku së bashku me vëllain  e tij Vitali dominuan për më shumë se një dekadë.

Në një intervistë për medien britanike “The Sun”, 43-vjeçari tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në boksin profesionist, pasi tani e ardhmja e tij është e fokusuar në rolin si promotor.

Ndihem në paqe pas vendimit për t’i dhënë fund karrierës. Në karrierën time mësimet më të rëndësishme i kam marrë duke humbur. Asnjë fitore nuk më ka mësuar aq shumë se në ato pak raste kur kam humbur. Gjithmonë mendoja se humbja ishte një dështim total, por pas  duelit kundër Joshuas kuptova se në boks ka dhe humbje dinjitoze. Tani jam i fokusuar në karrierën time të dytë si promotor me kompaninë time K2, betejat e mija vazhdojnë, por tani jo më në ring”, tha Klitschko.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.