Rikthehet tensioni Milan-Donaruma

Milani dhe Donaruma, një martesë e vështirë. Pas telenovelës verore, me portierin që ishte shumë pranë largimit dhe Mino Raiolën që bisedoi me disa klube të tjerë, derisa përfitoi një kontratë të jashtëzakonshme, me 6 milionë euro neto në sezon.

Tani është kthyer sërish tensioni, pasi Milani po dështon në kampionat dhe Raiola kërkon ta çojë klientin e tij në një klub që luan në Chamnpions League.

Sipas Corriere Dello Sport, Raiola kërkon rishikim kontrate, pasi Donaruma nënshkroi nën “dhunim moral e psikologjik”, pa praninë e agjentit dhe avokatit.

Nëse kjo vërtetohet, kontrata mund të anulohet gare, një “bombë” e vërtetë, ndaj Milani ndoshta bëhet gati ta shesë me urgjencë portierin, duke parë edhe bilancin tepër negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *