Sërish në Kosovë, Thaçi del në skenë për Skënderbeun

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Kosovës është në listën e drejtuesve korçarë, por për momentin nuk ka zhvillime konkrete

Armend Thaçi te Skënderbeu? Ky është lajmi i përhapur së fundi në ambientet futbolldashëse në Korçë, ku flitej se futbollisti i Gjilanit dhe kombëtares së Kosovës mund të vijë në merkaton e janarit. Pas interesimit të “Sport Ekspres”, duhet thënë se shanset janë të pakta që Thaçi të vijë te Skënderbeu në janar.  Në fakt, mësohet se edhe më parë Skënderbeu ka qenë i interesuar për këtë lojtar, por duke parë kontigjentin e madh në prapavijë, korçarët janë tërhequr. Tashmë kjo pistë është rikthyer, por për momentin duket thjesht një hipotezë. Asnjë nga drejtuesit e klubit nuk e ka pohuar, nëse mbrojtësi në fjalë do të vijë në janar në Korçë. Por nuk mohohet fakti se Thaçi mbetet një opsion. Lojtari nga Kosova luan me Gjilanin në rolin e mbrojtësit të djathtë. Te Skënderbeu ka shumë lojtarë që e bëjnë këtë rol, duke nisur me Vangjelin, për të vazhduar me Radasin, Takun dhe Lulajn.

KLUBI – Të pyetur për këtë lajm dje në mbrëmje, përfaqësues të klubit bardhekuq nuk kanë dashur të japin shumë sqarime. Ata janë shprehur se ka pasur interes në të kaluarën për Armend Thaçin, madje bëjnë të ditur se për këtë lojtar janë interesuar edhe Partizani dhe Shkëndija e Tetovës. Skënderbeu është tërhequr disi dhe ndoshta gjithçka mund të mbetet vetëm në kuadrin e fjalëve. Sa më shumë afron merkatoja dimërore, lajme të tilla shtohen. Skënderbeu do të jetë aktiv në merkato, kjo është e qartë, por objektivat janë më shumë për sulmin dhe jo për mbrojtjen. Emrat do të zbulohen në vazhdim, ndërsa Armend Thaçi mbetet një alternativë, edhe pse me shanse të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online