Rënie e frikshme e Kastratit dhe Lokomotivës, Ismajli feston me Hajdukun

0

Lokomotiva e Zagrebit, klubi ku aktivizohet Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, nuk po kalon një moment të mirë. Ditën e sotme, skuadra kryeqytetase u mund 3 – 0 në transfertën me rivalët direkt të Rijekës, humbje kjo që përveç pikëve i morën dhe vendin e dytë të tabelës. Myrto Uzuni mungoi në këtë përballje për shkak të pezullimit nga kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e mesjavës.

Ndër lojtarët me ecurinë më të dobët të muajve të fundit është dhe talenti kosovar Lirim Kastrati, i cili nuk shënon prej më shumë se dy muash. Sulmuesi anësor kryesonte tabelën e golashënuesve në kampionatin kroat me shtatë golat e tij, por tashmë ai numër ka ngelur në vend dhe sulmuesit rivalë e ka kaluar.

Krejt e kundërta po ndodh  me Hajdukun e Splitit, që nuk humb prej gjashtë ndeshjesh në kampionat dhe situata po i rikthehet normalitet. Sot, skuadra nga qyteti bregdetar, fitoi 3 -1 përballë Istrës. Në këtë takim pati minuta të plota për mbrojtësin e kombëtares Ardian Ismajli, i cili me ardhjen e trajnerit Sinisha Oreshçanin është bërë një titullar i përhershëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.