Rekordi unikal i sulmuesit të Valencias!

0

Valencia, merkaton e verës që lamë pas nuk ishte dhe aq aktive sa merkatot e mëparshme, por gjithsesi kishte disa hyrje-dalje në ekip. Një ndër largimet që ra në sy ishte ai i Simone Zazas, i cili nuk kishte bërë keq në sezonet që ishte aktivizuar me ekipin spanjoll.

Gjithesi ishte pikërisht transferimi i Miçi Batshuaji nga skuadra e Çelsit në formën e huazimit, i cili gëzoi tifozët ne “Mestalla”. Belgu pati një gjysmë sezoni impresionues me Borusian e Dortmundit, pasi u huazua përsëri nga Çelsi në muajin janar.

Sulmuesi mbrëmjen e kaluar ka shënuar dhe golin e tij të parë me fanellën e Valencias. Pavarësisht se skuadra e tij u ndal në barazim, Batshuaji ka një motiv për të festuar.
25-vjeçari mbrëmjen e kaluar ka thyer një rekord. Është lojtari i parë për shekullin e 21-të që arrin të shënojë në Premier Ligë, Ligue 1, Bundesligë dhe La Liga. Sulmuesi njihet për të kaluarën e tij me fanellën e Olimpikut të Marsejës ku dhe ra në sy të Çelsit, të cilët e transferuan verën e vitit 2016 në Londër për shumën e 40 milionë eurove.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.