Rekordi, askush si Ronaldo në 61 vite te Juventusi

Kristiano Ronaldo la Realin e Madridit për t’u transferuar te Juventusi verën që shkoi. Ishte një sfidë e re për portugezin, i cili donte të shpaloste vlerat e tij në një tjetër kampionat të madh, pasi kishte luajtur në Angli dhe Spanjë.

Sigurisht, që pritshmëritë për të janë të mëdha dhe me interes pritet që të shihet se cilat do të jenë rekordet që do të thyejë 33-vjeçari në Torino. Ishin pikërisht dy golat e realizuar në ndeshjen e  fundit me Empolin, që i regjistruan rekordin e parë sulmuesit.

CR7 ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje, një statistikë që te Juventusi ishte regjistruar 61 vite më parë. Saktësisht në vitin 1957, kur uellsiani Xhon Çarls la Lidsin dhe që në sezonin e parë arriti që të shënonte 25 gola. Premisat janë që Ronaldo ta tejkalojë këtë numër, por fakti që ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje e bën atë të veçantë, pasi para tij nuk kishin e kishin arritur as emra si Del Piero apo Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *