Reja ndryshoi fushën stërvitore, menaxheri i hotelit zbulon kërkesat e italianit

0

Kombëtarja shqiptare ndodhet prej disa ditësh në Frankfurt, ku po përgatitet për ndeshjet e kualifikueseve të “Euro 2020” ndaj Islandës dhe Moldavisë. Klima e ngjashme midis Islandës dhe Gjermanisë ishte një ndër faktorët që çuan në zgjedhjen e këtij vendimi. Megjithatë, duhet përmendur se moti në Frankfurt ka qenë i përafërt me atë në Shqipëri me temperaturat që shkonin deri në 32 gradë.

Ekipi kombëtar është akomoduar në Hotel Rilano, një resort me katër yje që përdoret shpesh nga skuadra të Bundesligës dhe klube të ndryshme sportive. Media gjermane “fnp”, ka kryer një intervistë me menaxherin e këtij hoteli, ku ka zbuluar se fillimisht ishte programuar që seancat të zhvilloheshin në stadiumin e Ajntrahtit të Frankfurtit, “Commerzbank Arena”, por trajneri Edi Reja kërkoi një fushë më afër hotelit, pasi trafiku në qendër të qytetit mund ta çonte kohën e udhëtimit deri në 40 minuta.

 

Stafi i “Hotel Rilano” arriti një marrëveshje me ekipin amator FC Obershteden. Fusha e këtyre të fundit ndodhet vetëm 7 kilometra nga hoteli. Ndër kërkesat e trajnerit Edi Reja ishte që bari të shkurtohej deri në 28 milimetra gjatësi.

Gazetarët e “fnp” patën një bisedë të shkurtër me Mërgim Mavrajn. Kapiteni i kombëtares sonë ka lindur 25 kilometra larg Frankfurtit në qytezën e Hanaut: “Jam një djalë hesian (shteti i Heses, ku bën pjesë dhe Frankfurti), jam rritur këtu, mamaja ime jeton 30 kilometra larg. Ndihem si në shtëpinë time”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.