Reali fjalë prekëse për Kasijas: Mbështesim kapitenin tonë të dashur!

Lajmi për infarktin e Iker Kasijas i tronditi padyshim të gjithë. Portieri spanjoll u transportua me urjgencë drejt spitalit, pas problemeve që hasi në stërvitjen e sotme.

37-vjeccari iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ccështje ka reaguar edhe klubi ku Kasijas u shndërrua në një legjendë, pra Reali i Madridit. Në një komunikatë zyrtare, klubi madrilen shprehu të gjithë mbështetjen për ish-kapitenin e tyre.

“Reali i Madridit dëshiron të ofrojë mbështetje të plotë për kapitenin tonë të dashur Iker Kasijas.

Iker Kasijas na ka treguar se si t’i kalojmë sfidat më të pabesueshme gjatë karrierës së tij profesionale, duke shtuar në mënyrë të konsiderueshme sukseset e klubit tonë. Na ka treguar se heqja dorë nuk ka vend në mënyrën tonë të jetës dhe demonstroi herë pas here se të qëndrosh i fortë gjatë sfidave më të vështira është rruga e vetme për fitore.

Real Madrid dhe të gjithë madrilenët presim me padurim që kapiteni ynë legjendar të kthehet i shëndetshëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe i dërgojmë të gjithë inkurajimin e Botës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *