Real i papërmbajtshëm, Camp Nou hesht

El Clásico i parë i vërtetë i sezonit ka përfunduar me një fitore bindëse 3-1 për Realin e Madridit. Luhej në Camp Nou, Barcelona kërkonte të ngrinte konë pas largimit të Nejmarit dhe një merkatoje që nuk po prodhon asgjë. Superkupa nuk është maksimumi për këto dy klube, por kur vihen përballë, është gjithnjë si finale Botërori, ndaj interesimi ishte i jashtëzakonshëm. Luhet me vajtje-ardhje, ndaj nuk ka përfunduar ende, por goditja që dha Reali sot ishte shumë e fortë dhe zor se Barça gjen forcë të fitojë thellë në Madrid.

Pjesa e parë prodhoi pak emocione, por në ndeshje të tilla nuk mbaron kurrë qetësisht. Pike shënoi autogol sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 50-të, ndërsa Leo Mesi barazoi me 11-metërsh të dyshimtë fituar nga Luis Suarez. Pas protestave pa fund, Reali gjeti forcën dhe në kundërsulm Kristiano Ronaldo shënoi një gol spektakolar.

Aty Barcelona u dërrmua dhe nuk prëfitoi as nga dalja e Ronaldos me karton të kuq, pasi mori të verdhën e dytë për simulim, tjetër vendim i dyshimtë i arbitrit. Në fund, Marko Asensio konfirmoi se është një nga yjet e së ardhmes në Spanjë, duke shënuar golin e tretë për madrilenët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *