Zidan 3 ndeshje pa humbje në Camp Nou: Më vjen keq për Ronaldon

Zinedin Zidan konfirmohet si një trajner fenomenal, pas suksesit të djeshëm në finalen e vajtjes për Superkupën e Spanjës. Francezi bëhet i pari trajner i Realit që nuk humbet 3 ndeshje rresht në Camp Nou dhe ky është një tregues që flet vetë për cilësitë e tij.

Pas ndeshjes, Zidan nuk u ndal gjatë tek arbitrimi: “Nuk do të merrem me arbitrin. Luajtëm një ndeshje të madhe dhe më vjen keq për kartonin e kuq të Ronaldos, sepse nuk e meritonte. E shumta mund të mos jepej 11-metërsh, por kartoni ishte i tepërt. Gjithsesi, nuk kemi ç’bëjmë. Tani të shohim për të mërkurën. Jam krenar për lojtarët e mi, sepse ishin të shkëlqyer edhe me 10 lojtarë, duke luftuar dhe duke arritur një fitore të madhe. I falënderoj të gjithë lojtarët, por nuk ka mbaruar ende”.

Mungoi Ronaldo, i cili u fut në pjesën e dytë, por Zidan nuk sheh diferenca në skuadër: “Nuk ka ekip A ose ekip B, luftojmë të gjithë së bashku dhe arma e këtij grupi është që të gjithë janë të një niveli shumë të lartë, japin gjithçka kur futen dhe përqendrimi është maksimal. Asensio? Nuk më habit, është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, nuk është e lehtë të gjesh ritmin e duhur me pak minuta në fund, duke bërë diferencën. Kovaçiç? Ndeshje e mrekullueshme, më shqetëson vetëm një dëmtim i lehtë i tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online