Reagimi i zyrtarit beratas: Shigjetohet arbitri si mercenar dhe jo profesionist!

0

Pas përfundimit të ndeshjes të javës së 16-të në Kategorinë e Parë, Tomori-Apolonia 3-2, trajneri i fierakëve Rade Miliç ka deklaruar mes të tjerave se ai është goditur nga tifozeria vendase. Ndërsa drejtues të Apolonisë, për SportEkspres.com kanë dhënë deklarime zyrtare pa u identifikuar, se ka patur elementë të dhunës ndaj arbitrit dhe ndaj tyre nuk është zbatuar rregullorja për qëndrimin në tribunën VIP, ndryshe deklaron zyrtari i Tomorit, Alban Pambuku.

Sot për SportEkspres.com, drejtuesi i klubit beratas theksoi se në asnjë rast nuk u ofenduan lojtarët apo drejtuesit e Apolonisë, por vetëm ata që bëjnë padrejtësi në kurriz të qytetit të tyre. “Tifozeria jonë ndikon vetëm në rolin e lojtarit të 12-të dhe në asnjë rast ndaj arbitrit, i cili nuk donte t’ia dinte edhe për zyrtarët e FSHF-së në këtë ndeshje. Realisht ishte një tifozeri e fyer nga arbitri, i cili (Helidon Halo) ka bërë të njëjtin gjykim edhe në ndeshjen Bylis-Tomori në muajin maj të sezonit të kaluar”, kështu theksoi zyrtari i FK Tomori.

Ndërsa sipas tij, ka patur disa raste që arbitrin e quajnë një mercenar dhe jo profesionist. “Arbitri e përdhosi edhe tifozerinë me vendimet që merrte gjatë lojës, u tregua një mercenar i njëanshëm dhe aspak profesionist. Ne u ndëshkuam që në startin e ndeshjes dhe tifozeria nuk reagoi fare, por në minutën e 12-të na u mohua një penallti e saktë, të cilën e kemi të filmuar dhe pamjet  do t’ia dërgojmë FSHF-së. Më pas arbitri vendos veton dhe e bëj lojën lëmsh, nga mungesa e profesionalizmit apo atë detyre kishte marrë, kjo mbetet për tu zyrtarizuar”.

Gjithsesi, ky do të jetë një rast objekt për Komisionin e Disiplinës në FSHF, i cili do të japë vendimin e saktë për këtë situatë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg