Probleme me tiroidet, mesfushori i Juventusit pret me ankth rezultatet e analizave

Te Juventusi të gjithë janë të shqetësuar për mesfushorin gjerman Emre Çan. Futbollisti i afruar gjatë merkatos së verës ka shfaqur probleme me gjëndrat e tiroideve. Ditën e sotme klubi i Juventusit ka dalë më një komunikatë ku ka shpjeguar situatën e lojtarit.

“Emre Çan do t’i nënshtrohet testeve të detajuara mjekësore për një gjendur tiroide që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale”,  shkruhej në njoftimin e bërë nga kampionët e Italisë. Në skenarin më të keq të mundshëm, atë të operacionit, lojtari do i duhet të mungojë për të paktën dy muaj.

24-vjeçari është aktivizuar në tetë ndeshje të Serie A, ku pjesën më të madhe të tyren është futur si zëvendësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *