Plani i trefishtë i Florentino Perez, a do ia dalë dot?

0

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat spanjolle. Real Madrid po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato dhe bëhet fjalë për tre emra të mëdhenj.

Siç citon “El Mundo Deportivo”, presidenti Florentino Perez po mendon të kryejë një operacion të trefishtë, që do të bënte të mundur kalimin në Madrid të: Nejmar, Pol Pogba dhe Eden Hazard.

Diçka pothuajse e pabesueshme, por kreu i Real Madrid e ka treguar dhe më parë se është në gjendje të realizojë transferime të këtij kalibri. Çmimi i kalimit të kësaj treshe në “Santiago Bernabeu” kalon shifrën e 300 milionë eurove, por më parë duhen bindur klubet e PSG, Mançester Junajtid dhe Çelsi për të hequr dorë nga shërbimet e yjeve të tyre.

Gjithsesi është akoma herët, merkato nuk ka nisur, por Reali ka nevojë për përforcimin e repartit ofensiv, që po vuan nga largimi i Kristiano Ronaldos drejt Juventusit. Perez po mendohet dhe është gati për të nisur sulmin e tij të trefishtë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.