Plaku: Synimi është të qëndrojmë në Superiore, përvoja na bën më të fortë

0

Sulmuesi dhe kapiteni i Kamzës, Sebino Plaku bëri një gjysmë të parë të sezonit jo shumë të mirë dhe skuadra periferike e kryeqytetit ndodhet në zonën e ftohtë të tabelës, duke lënë pas vetëm Kastriotin e vendit të fundit.

Gjithsesi, Plaku beson te mbijetesa dhe me një merkato cilësore gjatë muajit janar, çdo gjë është e mundur. Për “Supersport”, Plaku tha:

Faza përgatitore – “Kemi vuajtur pak në pjesën e organizimit, sepse ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me fazën përgatitore. Po vuajmë pak edhe temperaturat e ftohta, pjesa tjetër është normale. E kemi nisur vitin me energji të reja.

Lëvizjet në merkato – “Largimi i Frashërit ka qenë i detyruar, por presidenti është munduar që ta ruajë pjesën tjetër të grupit. Ka pasur kërkesa edhe për lojtarë të tjerë, por nuk po largohen.

Shpresoj që ta çojmë deri në fund këtë punë që kemi nisur. Dihet që në janar është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë. Gjithsesi, nuk përjashtohen surpriza të bukura, sikurse ishte për Teutën marrja e Frashërit.

Objektivat – “Synimi ynë është të qëndrojmë në Superiore, pastaj mënyra sesi rrjedh kampionati… E pamë edhe vjet sesi shkuan ngjarjet, përvoja na bën edhe më të fortë”,- u shpreh Plaku.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.