Pirlo nis studimet, do bëhet trajner i Juventusit

Andrea Pirlo pasi i dha fund futbollit aktiv, dëshiron të nisë karrierën si trajner. Ish-regjisori i Juvenusit, Milanit dhe Interit është futur në kursin e liçensimit për të fituar të drejtën e marrjes në drejtim të një skuadre profesioniste futbolli. Pas një periudhe gjashtë mujorë ai do të jetë i gatshëm të nisë karrierën e tij në krye të një ekipi.

Sipas mediave iataliane, Juventus U-23 do të jetë aventura e tij e parë. Të rinjtë bardhezi do të kenë nderin të stërviten nga një prej legjendave të mësfushës dhe një prej atyre që di ta lexojë në mënyrë perfejte këtë lojë. Megjithatë pritet të shohim nëse 39-vjeçari do të ketë aftësinë të fusë idetë e tij në mendjet e lojtarëve, për t’i ekzekutuar më pas në fushë ndaj kundërshtarit.

Siç duket në pamje të parë ai po ndjek shembullin e Zidan, i cili më përpara ishte trajner i të rinjve të Realit, për të marrë më pas ekipin e parë. Kështu nuk do të ishte fare çudi nëse pas pak vitesh do ta shohim Pirlon në stolin e “Zonës së Vjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *