Pezullimi i Raiolës çon merkaton drejt kaosit, ja yjet që rrezikojnë

Agjenti më i njohur në planet, Mino Raiola, nuk do të jetë pjesë e tregut të transfertave në merkaton e kësaj vere. Pezullimi i 3-mujor i dhënë mbrëmjen e djeshme nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s mund të vërë në lëviz transferimet qindra miliona eurosh të disa prej futbollistëve që përfaqësohen nga 21-vjeçari.

Dy lojtarët më të rrezikuar nga ky dënim janë Pol Pogba dhe Matis De Ligt. Mesfushori i Mançester Junajtid dhe mbrojtësi i Ajaksit përfliten se do të jenë dy ndër transferimet më të shtrenjta të merkatos së verës që po vlen.

Në listë janë dhe emra të tjerë të njohur si Blez Matuidi, Kostas Manoas, Xhanluixhi Donaruma etj. Në deklaratën e vetme të bërë deri më tani nga Raiola, ai u shpreh: Do kundërshtoj në rrugë ligjore këtë vendim, është një dënim i nxitur nga motive politike që nuk bazohet në ligjet ekzistuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *