Përforcime nga Italia për Kamzën, klubi zyrtarizon drejtorin e ri

Kamza ka njoftuar me anë të një postimi në faqen e klubit në “Facebook” se drejtori i përgjithshëm i klubit do të jetë italiani Fabio Kordela. Italiani ka një “CV” të pasur dhe në të shkuarën ka qenë drejtor i klubit të Honvedit në Hungari.

Kordela do të prezantohet në ambientet e klubit më datë 20 nëntor.  Gjatë viteve të fundit Kordela ndërmori një pauzë nga bota e futbollit për t’u fokusuar në biznesin e verës, ku prej vitesh është pronari i një kantine që mban emrin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *