Pëlzen kthen Realin te fitorja, Siti e ka të lehtë në Ukrainë

0

Real Madrid është rikthyer të fitojë pas pesë ndeshjesh, “Los Blancos” fituan 2-1 ndaj skuadrës më të dobët të grupit. Çekët e Viktoria Pëlzen nuk mundën të befasonin ekipin e Lopeteguit që i duhej fitorja për të larguar atmosferën e zymtë që mbërthyer ekipin para takimit në fundjavë ndaj Barcelonës.

Ndeshja u bllokua shumë shpejt. Në minutën e 10-të një kros i Lukas Vazkes shfytëzohet mjaft mirë nga Benzema, i cili rikthehet te shënojë pas thuajse dy muajsh. Në pjesën e dytë, spanjollët shënojnë golit e dytë me një aksion spektakolar që finalizohet nga mbrojtësi Marselo. Çekët shfrytëzojnë një pakujdesi të Realit dhe ngushtojnë diferencën me Hrorovksin në minutën e 86-të, por asgjë më shumë.

Roma ka fituar lehtësisht 3-0 ndaj CSKA-së së Moskës në një ndeshje ku vëmendjen më të madhe e morën trazirat jashtë stadiumit para fillimi të takimit. Dopieta e  Xhekos dhe goli Ynder kanë mjaftuar për t’i dhënë një tripikësh shumë të vlefshëm skuadrës romane.

Pep Guardiola priste një takim të vështirë në Ukrainë, por fusha tregoi krejt të kundërtën. Siti fitoi lehtësisht 0 – 3, në një 90-minutësh ku vendosën golat e David Silvës, Laport dhe Bernardo Silvës. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hofenhajmi dhe Lioni dolën nga stadiumi me nga një pikë, pas një barazimi emocionues me shifra 3-3.

Ajaksi qëndron në pikë të barabarta me Bajernin. Holandezët mundën 1-0 Benfikën falë golit të mbrojtësit maroken Mazraui, goditja e të cilët shtangu portugezët që iu afruan shumë barazimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.