Osmani guxon: Skënderbeu do jetë surpriza e grupit

0

Mbrojtësi me shumë përvojë i korçarëve beson shumë se skuadra e tij është në gjendje t’i përgjigjet çdo kundërshtari dhe të marrë rezultate pozitive

Leonard Trebicka

“Oreksi vjen duke ngrënë” dhe korçarët janë mirë në këtë drejtim. Ata duken shumë të uritur për të tjera suksese në Europë, ku besojnë se mund ta kalojnë grupin, pavarësisht kundërshtarëve të egër që kanë si rivalë. Të shohim se çfarë do të sjellë xhiroja e parë e grupit B, ku veç korçarëve janë edhe Dinamo e Kievit, Partizani i Beogradit dhe Jang Bojs. “Skënderbeu e ka treguar se di të bëjë surpriza dhe pse të mos prisni të tjera edhe në vijim? Dinamo e Kievit është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, që mund të bëjë mirë përballë çdo kundërshtari”, – thekson mes të tjerash Tefik Osmani, një nga lojtarët kyç në formacionin e Skënderbeut. Dje në mesditë, në sallën e konferencave për shtyp në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, korçari ka folur për ndeshjen e parë në grup në Europa League, për startin e  Superligës, titullin kampion e të tjera. Ja dhe intervista e plotë e Tefik Osmanit dje nga Korça:

– Osmani, së pari pas një aventure shumë të bukur në Europë,  kampionati nisi si duhet për Skënderbeun. Çfarë komenti keni?

– Sigurisht, kjo ishte më kryesorja: që ta nisnim sezonin patjetër me një fitore, pasi siç dihet nga të gjithë, objektivi ynë kryesor është fitimi i titullit kampion. Kjo objektiv është bërë publik nga klubi, pasi përmes kampionatit mund të shkohet më lehtë në Kupat e Europës. Për këtë kampionati është prioritet dhe këtë vit do ta fitojmë patjetër, por duke i fituar ndeshjet një e nga një, atë që bëmë edhe ndaj Flamurtarit që në start.

– Pse është kaq e rëndësishme fitorja në start?

– Eshtë diçka, që ka shumë rëndësi, sepse ta nisësh mirë kompeticionin ku merr pjesë, të jep shumë besim. Ne vinim nga Europa dhe kishim një tjetër mentalitet atje, por ekipi u përshtat shumë mirë me kampionatin, që do një mendësi tjetër. Kemi marrë tri pikët përballë një ekipi të fortë dhe që nuk e njihnim shumë, pasi ka bërë shumë ndryshime. Më vjen keq, që nuk pata mundësi të isha në fushë në atë ndeshje të parë, por Skënderbeu ka shumë lojtarë të mirë edhe në stol dhe nuk ndihen diferencat. Jemi një skuadër e kompletuar në çdo repart në këtë sezon.

– Në fushë Skënderbeu u duk sikur kishte një “marsh” më shumë se ekipi i Flamurtarit. Ju si mendoni?

– Normalisht do të ishte kështu, pasi ne kemi prej qershorit që punojmë dhe kemi zhvilluar takime të shumta, ndërsa ekipet e tjera vetëm miqësore. Sigurisht, kemi rendiment më të lartë këtë kohë dhe këtë e panë edhe vlonjatët, të cilët u dorëzuan pa kushte.

– Tani e ka radhën sërish Europa…

– Të luash në grupet e Europa Ligës është një tjetër aventurë mjaft e suksesshme, që vetëm ne kemi arritur ta provojmë. Për mua është e dyta herë që do të luaj këtë kompeticion dhe sigurisht e di që çfarë na pret dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kjo është shumë e rëndësishme.

– Si e shikoni grupin, ku bëni pjesë?

– Është një grup i fortë dhe mjaft i balancuar do të thosha. Dinamo e Kievit është kokë e grupit dhe mbetet në letër ekipi më i mirë. Ndërsa pas tij mendoj se të tre ekipet e tjera janë të forta dhe kanë shanse të barabarta. Do të ketë përballje interesante.

– Fati ju zgjodhi Dinamon e Kievit në ndeshjen e parë. Sa i rëndësishëm është fillimi?

– Objektivin tonë në Europë në fakt e përmbushëm me arritjen në fazën e grupeve. Sigurisht që ishte maksimumi që mund të bënim deri në këtë pikë. Nisja është gjithmonë ajo që vlen në një kompeticion dhe të shohim si do të jetë në Kiev. Pritshmëritë janë të mira, por gjithçka do të shikohet me qetësi nga ana jonë. Dinamo e Kievit është një ekip i fortë, por edhe ne nuk jemi të dobët. Kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, që mund të bëjë mirë përballë çdo kundërshtari.

– Pra, po thoni se duhet të presim surpriza?

– “Oreksi vjen duke ngrënë”. Të shohim se çfarë do të sjellë xhiroja e parë e grupit, por Skënderbeu e ka treguar që di të bëjë surpriza dhe pse të mos prisni të tjera edhe në vijim? Mundësitë janë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image