Osmani dhe Muzaka vendosin për të ardhmen, zgjedhin ekipin e ri

Situata te Skënderbeu dhe projekti i prezantuar nga presidenti Ardjan Takaj nuk kanë bindur mbrojtësin Tefik Osmani dhe mesfushorin me tipare të avancuara, Gjergji Muzakën. Të dy futbollistët kanë vendosur të mbyllin eksperiencën e tyre me ekipin korçar për të kaluar në një skuadër tjetër.

Trajneri Ilir Daja i pret me krahë hapur në Vlorë dhe duket se dy lojtarët do të ribashkohen me teknikun e tyre. Flamurtari nuk ka nisur ende punën me trajnerin Daja, por ky i fundit po piketon futbollistët që do në skuadër. Osmanin dhe Muzakën i njeh mirë, prandaj ka kërkuar afrimin e tyre.

Osmani do të largohet nga Korça pas 4 sezonesh me Skënderbeun, ndërsa Muzaka pas 2 sezonesh si “ujk”. Mbrojtësi 33-vjeçar dhe mesfushori 33-vjeçar shpresojnë të bëjnë mirë me bregdetarët dhe të arrijnë të njëjtat suksese që kishin me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *