Kukësi në këmbë, Safet Gjici u çon fjalë dhe pret mbështetje

Nuk ka shumë kohë, Kukësi luan të mërkurën ndaj Valetës ndeshjen e parë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Takimi nis prej orës 19:00 në Shkodër dhe presidenti Safet Gjici ka vendosur të mundësojë transportin falas për tifozët që duan të udhëtojnë të grupuar.

Përmes faqes zyrtare në “Facebook” jepen edhe detajet e nevojshme që tifozët duhet t’i dinë: “Presidenti i KF Kukësi, Safet Gjici, dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët e shumtë të ekipit tonë, se per ndeshjen eleminatore të Champions League Kukësi-Valleta, që do të luhet me 11 korrik në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, do të ketë autobuzë falas. Ne dëshirojmë që të gjithë tifozët e zjarrtë të Kukësit të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin në këtë përballje të rëndësishme. Autobuzët falas do të nisen në Kukës, Zhure të Prizrenit dhe Kamëz. Presidenti Gjici dhe klubi i Kukësit dëshirojmë që të jemi të gjithë bashkë në mbrëmjen e 11 korrikut në stadiumin e Shkodrës për të mbështetur skuadrën tonë në arritjen e një fitoreje duke kërkuar kualifikimin për në fazën tjetër. Kemi besimin e plotë se edhe këtë herë mbështetja e tifozëve të do të jetë e madhe ashtu si në çdo përballje tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online