Ofertë 70 mln euro dhe Pogba drejt Madridit, Junajtid me mesfushor të ri

Pol Pogba te Reali i Madridit është thjesht çështje orësh. Francezi do t’i bashkohet trajnerit Zinedin Zidan te “Los Blancos”. Nga ana tjetër, Junajtid ka ofruar 70 milionë euro për pasuesin e tij, që do të jetë Bruno Fernandesh i Sporting Lisbonës. Raportimet më të fundit nga spanjollja “AS” e bëjnë këtë transferim të kryer, me “Djajtë e Kuq” dhe Sportingun që kanë gjetur akordin.

Kapiteni i Sportingut pritet të jetë një nga lojtarët më të shtrenjtë këtë merkato, si dhe do të përfitojë një rrogë faraonike, që do të kompesohet me të ardhurat e përfituara nga largimi i Pogba. Merkato e kësaj vere, vazhdon të ketë kthesa të papritura…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *