Objektivi i radhës për Mauricio Sarrin, “stop” tymosjes… përkohësisht!

Mauricio Sarri po shijon aventurën më Çelsin dhe sezoni ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Dy ndeshje, 6 pikë dhe 6 gola të shënuar. Italiani ka sjellë entuziazëm në “Stamford Bridge” dhe lojtarët po ndihen mirë me metodat e tij të punës dhe stilin e lojës. Para tri vitesh, ai drejtonte Empolin, ndërsa sot është në krye të një prej klubeve më të forta të Europës.

Por jo gjithçka shkon vaj, sepse Sarri nuk është i fiksuar vetëm me taktikën, por dhe me një ves personal. 59 vjeçarit i pëlqen të konsumojë cigare dhe nuk ja del dot pa të, por në Angli nuk i lejohet të tymosë në pankinë. Megjithatë, ai është gati për të bërë një sakrificë.

Siç citon “Daily Mirror”, Sarri ka vendosur të lejë duhanin, ose të paktën do provojë ta bëjë diçka të tillë… përkohësisht! Sepse ndonjëherë, ndeshja më e vështirë, nuk është ajo përballë kundërshtarit, por përballë vetes. “Do të tentoj ta lë. Nuk do pi më cigare për një, ose dy vjet dhe pastaj do e nis përsëri”, është shprehur trajneri i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *