Obamejang u shkruan tifozëve të Dortmundit: Më falni, jam i çmendur

Nga hero, në armik: brenda pak javësh Pier-Emerik Obamejang ka humbur respektin e tifozerisë së Dortmundit, për shkak se u fut në konflikt me klubin, derisa u largua për tek Arsenali, klubi që ai donte. Nbë fund të gjithë të kënaqur, sepse Arsenali pagoi 63 milionë euro plus bonuse për ta marrë, por hidhërimi i tifozerisë mbetet i madh. Fundja, nuk harrohet lehtë një që ka shënuar 141 gola në 213 ndeshje që u largua pa lavdi.

Vetë Obamejang u ka shkruar një letër të hapur tifozëve gjermanë, ku është munduar të tregojë të vërtetën sipas tij: “Kërkoj falje për gjithçka ka ndodhur në muajin e fundit. E vërteta është se dëshiroja të largohesha që verën e shkuar. Atëherë tratativa nuk u mbyll, por këtë radhë dëshiroja të largohesha. Ndoshta zgjodha rrugën e gabuar, por të gjithë e dinë që jam i çmendur ahahahah. Kam bërë gabime, por asnjëherë me qëllim të keq. Nuk do t’i harroj kurrë 4 vite e gjysmë në Dortmund, sepse më keni dhënë forcën që të mbërrij ku kam mbërritur. Falënderoj familjen e Dortmundit, tifozët, klubin, stafin dhe shokët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *