Kukësi kompletohet edhe në sulm, firmos ish-sulmuesi i Seltikut

Kukësi gjen sulmuesin që kërkonte prej kohësh. Amido Balde ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë dhe pas takimit me Tiranën ka nënshkruar për një sezon me Kukësin me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër. 

Sulmuesi është prezantuar sot dhe do të dalë menjëherë në stërvitje. Amido Balde, është 26 vjeç nga Guinea-Bisau dhe është thuajse 2 metra i gjatë ndaj mund të konsiderohet një “gjigant” i vërtetë. Lojtari mësohet se do të përfitojë rreth 3 mijë euro në muaj, këtë sezon.

Karriera e tij është e jashtëzakonshme për sa u përket emrave dhe kampionateve, sepse e ka nisur në Portugali, ka shkuar në Spanjë, më pas në Belgjikë dhe në sezonin 2012-13 shpërtheu te Guimaraesh në Portugali, me 9 gola në 27 ndeshje kampionati.

E bleu Seltiku për 1.8 milionë euro, por në sezonin 2013/14 luajti vetëm 2 ndeshje si titullar në kampionatin skocez, me 3 gola të shënuar në 400 minuta. Seltik e dha në huazim te Vasland Bevereni në Belgjikë dhe më pas pak muaj tek Hapoeli i Tel Avivit në Izrael, por më pas ia prishi kontratën 4-vjeçare. Një sezon te Metzi në Ligën 2, sërish pak ndeshje në fushë, pak muaj në Angola te Benfika Luanda dhe në sezonin 2016/17 erdhi kthimi në Portugali, tek Maritimo, që në gjysmën e dytë të sezonit e huazoi te Tondela.

Ende nën kontratë me Maritimon, Balde ka zbuluar se nuk paguhet prej muajit mars 2017, pasi Maritimo zbuloi se sulmuesi kishte një problem shëndetësor, por që e ka lënë pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online