Godet Kastrioti, firmos mbrojtësi i Kenias. Edhe një huazim nga Tirana

Ouma që ka luajtur së fundmi në Gjeorgji e kërkonte edhe Partizani. Samson Iliasu është huazuar nga bardheblutë…

Bujar Balliu

Kastrioti e nisi 2018-ën me fitore dhe tashmë pas fitores ndaj Tërbunit skuadra e Nikajt ka filluar të arratiset në tabelën e klasifikimit. Kur është mbyllur java e 13-të e kampionatit, skuadra krutane ndodhet +7 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Egnatia. Largimet e disa lojtarëve që nuk gjetën hapësira i hapën rrugë afrimeve të reja në skuadër dhe ashtu siç edhe pritej, krutanët nuk kanë ndenjur “duarkryq” por pasi kanë parë disa futbollistë dit më parë,  më në fund kanë vendosur dhe në dy ditët e fundit kanë arritur që të afrojnë në skuadër 5 futbollistë, që janë mjaft cilësorë.

AFRIMET – Merkato e krutanëve nisi fillimisht me dy talentet nga Kosova, Argjend Xhafa dhe Erblind Mula, të cilët që të martën u bënë zyrtarisht futbollistë të Kastriotit duke firmosur kontrata 18 mujore me krutanët. Pas afrimit të dy talenteve nga Kosova, dje me krutanët ka firmosur edhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj, i cili është një sulmues mjaft i njohur dhe në karrierën e tij ka veshur fanellat e shumë skuadrave si Partizani, Tërbuni apo Bylis. Krahas tij, po dje, me krutanët ka firmosur edhe Erik Otieno Ouma, futbollisti i kombëtares së Kenias, siç njihet edhe me pseudonimin “Marcelo”.

Për afrimin e këtij futbollisti, krutanët fituan “betejën” me Partizanin. Ky i fundit e kërkonte këtë futbollist prej ditësh, por Kastrioti ia “mori nga duart”. Jo vetëm kaq, drejtuesit e Kastriotit kanë arritur të huazojnë nga Tirana futbollistin Samson Iliasu, i cili prej ditësh i ishte bashkuar Tiranës dhe madje edhe fazën përgatitore e ka kryer me kryeqytetasit në Antalia. Ende nuk dihet në do të ketë ndonjë lëvizje të fundit, megjithatë me këto afrime Kastrioti bëhet i frikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online