Lacio sheh nga e ardhmja, Tare siguron dyshen e talentuar

Igli Tare vazhdon të gjurmojë për talente në Amerikën Latine. Ditën e sotme është zyrtarizuar afrimi i një mesfushori qendror, 19-vjeçar. Bëhet fjalë për Andre Anderson, të cilin Lacio e ka blerë përfundimisht nga Santos.

Momentalisht është bashkuar me të rinjtë e bardhekaltërve, por shanset janë të mëdha që të kalojë te Salernitana në Serinë B. Presidenti Klaudio Lotito është bashkëpronar i këtij klubi dhe janë të shumtë lojtarë që huazohen aty për t’u zhvilluar.

Igli Tare nuk mjaftohet me afrimin e brazilianit, por ka kryer një tjetër goditje. Një investim për të ardhmen, sepse Lacio ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Bëhet fjalë për Çezar Kazievic. Vetëm 16-vjeç, ai luan si mbrojtës i djathtë dhe bën pjesë në kombëtaren U-17 të Francës.

Kazievic vjen nga Olimpiku i Marsejës dhe shihet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit francez. Operacion i mirë i Tares, i cili siguron një lojtar për të ardhmen. Djaloshi ka kaluar në ekipin e të rinjve, nën drejtimin e Valter Bonacinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *