Tirana sytë nga Maqedonia, gati për të blerë kartonin e mbrojtësit të Rabotniçkit

Tekniku Ze Maria duket se është në kërkim të një mbrojtësi. Miqësorja e fundit mes Tiranës dhe Prishtinën i dha sinjalet e qarta teknikut brazilian se ekipi i tij ka nevojë dhe për një tjetër përforcim në prapavijë. Menjëherë dalin alternativat e para dhe në Maqedoni janë të sigurt se bardheblutë kanë nisur negociatat për të marrë shërbimet e Nehar Sadikit.

“Inforsport.mk” raporton se 20-vjeçari do të largohet nga skuadra e Rabotniçkit. Për mbrojtësin në fjalë ka shfaqur interes skuadra kryeqytetase e Tiranës, që është gati të bëjë një investim jo të vogël për të marrë shërbimet e lojtarit në fjalë. Drejtuesit bardheblu janë gati që të ofrojnë një shifër prej 15 deri në 25 mije euro për të pronotuar shërbimet e Sadikit.

Për lojtarin në fjalë ka interes dhe nga disa skuadra nga Maqedonia, por oferta e bërë nga Tirana mund ta bindë Rabotniçkin. Ka qenë vetë presidenti i klubit, Dragan Popovski, I cili e ka konfirmuar interesimin.

Sadiki është aktivizuar dhe në moshat e Maqedonisë dhe shihet si një lojtar premtues për të ardhmen. Mbetet për t’u parë nëse do të konkretizohet kalimi i tij tek Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online