Një sulmues francez për Flamurtarin, vendos Daja

Një befasi nga Flamurtari: me ekipin në Greqi është bashkuar edhe një sulmues francez, i cili quhet Fanxho Kasembe Latir.

Bëhet fjalë për një sulmues të ri, vetëm 21 vjeç, i cili ka lindur në Limay, Yvelines, dhe është rritur te klubi FC Mantois  (2011/2015).

Më pas Kasembe firmosi për Okserin, ku qëndroi për dy sezone, duke luajtur me ekipin B. Verën e shkuar erdhi transferimi te Kaeni i Ligës 1, por edhe aty luajti me ekipin B, duke luajtur 19 ndeshje e duke shënuar dy gola.

Nuk shënon shumë, duke parë të dhënat, por bëhet fjalë për një sulmues shumë të shpejtë, që kryesisht ka luajtur në krah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *