Nisin daljet te Juventusi, mesfushori pranë kthimit në Bundesligë

0

Me ardhjen e blerjeve të reja, mesfusha e Juventusit është populluar jo pak. Jo të gjithë do të kenë mundësinë të luajnë, kështu që priten largime. Sami Kedira është emri parë që lakohet për të ikur. Sezoni i fundit i mesfushorit ishte jo shumë pozitiv. Dëmtimet dhe problemi kardiak ishin armiku më i madh i tij, duke mos e lënë të fitojë balotazhin me Emre Çan apo Matuidi.
Sipas medieve evropiane, ka shumë oferta drejt Kedirës. Klubet e kampionatit amerikan dhe atij turk janë më të interesuarit për shërbimet e mesfushorit. Përtej këtij interesimi, dëshira e gjermanit është diçka tjetër. Ai ka në plan të luajë akoma në nivele të larta dhe dëshiron të vijojë karrierën në Bundesligë.

32-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me klubin bardhezi. Gjithsesi, kjo nuk pritet të krijojë probleme në rast largimi. Juventus do të ishte i lumtur edhe nëse e largonte falas, pasi do t’i hiqej një barrë jo e vogël e pagës së lojtarit. Në ditët në vijim presim qartësim më të madh të kësaj situate.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.