Ngo: Nuk jam egoist, dua të fitojë skuadra

0

Pak nga pak po kthehet “mbreti i sulmit” bardheblu. Bëhet fjalë për Majkëll Ngonë. Anglezi ka shënuar dje një dygolësh si dhe i ka dhuruar  penalltinë Bedri Grecës. Pas ndeshjes Ngo foli për mediat. “Ka qenë një paraqitje e mirë si skuadër. Edhe vetë jam i kënaqur, sepse kamë shënuar dy gola më shumë dhe kam ndihmuar ekipin të fitojë një tjetër ndeshje. Por natyrisht më shumë rëndësi ka fitorja e skuadrës dhe paraqitja e mirë si skuadër”, është shprehur në fillim Majkëlli. Ai më pas foli edhe për tema të tjera të botës bardheblu.

Kukësi – “Ne jemi gati për Kukësin dhe çdo ndeshje, që na pret deri në fund të sezonit. Trajneri kërkon gjithnjë më të mirën nga ne dhe të gjithë po punojmë shumë fort në stërvitje. Kur trajneri të hedh në fushë të gjithë duan të japin 100%”.

Tomori – “Ka qenë një skuadër mjaft e mirë, e fortë. Dy qendërmbrojtësit ishin tepër të fortë dhe nuk ka qenë e lehtë. Por ne te Tirana jemi një skuadër me shumë cilësi brenda dhe besoj se cilësitë bëjnë diferencën. Mendoj se me cilësitë që kemi mund të fitojmë ndaj kujtdo në Shqipëri, jo vetëm Tomorit”.

“Topscorer” – ”Për mua është shumë e rëndësishme të shënoj, sepse jam sulmues, por në radhë të parë dua që të fitoj Tirana. Nuk jam egoist, nuk mendoj vetëm të shënoj. Mjafton të fitojmë dhe të tregojmë se jemi një skuadër”.

Penalltia – “Mund të kisha shënuar fare mirë “hattrick”, por siç e shpjegova më larg nuk jam egoist. Futbolli është një lojë skuadre. Është e rëndësishme, që të gjithë lojtarët të jenë konfidentë, të fitojnë besim në vetvete. Unë kam besim tek vetja. Është bukur të shënosh çdo ndeshje, por edhe nëse nuk shënoj unë, por diku tjetër dhe Tirana fiton do të jem njëlloj i kënaqur”.  

Niveli i lojës – “Ndoshta mund të mos ketë qenë ndeshja më e mirë, por rezultati…”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.