Festë në Rrogozhinë, priten rekord tifozësh

Te Egnatia e kanë të qartë se do të jetë një përballje ndryshe nga të tjerat karshi fqinjëve kavajas

Fatmir Efica

Futboll dhe festë. Rrogozhinasit kanë një skuadër vërtetë të mirë. Ndonëse disa herë në stadiumin e tyre në 14 javët e deritanishme kanë bërë edhe gabime që kanë kushtuar në lënien e mjaft pikëve, ndaj Besës kurrkujt nuk i shkon në mend se ky ritual do të ketë vend të përsëritet.

SYNIMET – Egnatia nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga synimet e saj që janë ngjitja dhe rikthimi në Kategorinë Superiore. Është kjo arsyeja që futbollistët dhe drejtuesit ndjejnë motivim të mos anashkalojnë dhënien e maksimumit edhe në takimin e sotëm ndaj Besës, pavarësisht se për kavajasit kjo sfidë duket për “jetë a vdekje”. Mbrojtësi lushnjar me shumë përvojë Andi Bakiasi, u shpreh dje se skuadra rrogozhinase mjafton të ruajë përqendrimin dhe të shmangë edhe një lloj presioni që ndodh në të tilla ndeshje. “Synimet tona si skuadër nuk do ndryshojnë deri në fund të këtij sezoni, cilido që të jetë rezultati i nesërm (sotëm) ndaj Besës, – saktëson Bakiasi. Ndaj Besës do të luftojmë denjësisht për të marrë një rezultat pozitiv e në fund të festojmë së bashku me ta për një tjetër sukses. Besa ka traditë dhe kualitete, ndonëse ne e kemi mundur në fushën e saj. Por, unë kam besim se edhe sot ne do të fitojmë”.    

Formacioni i mundshëm: Haremi, Gjyla, Vogli, Nako, Bakiasi, Baze, Baholli, Melani, Okebuku, Anthoni, Mile. Trajner: V. Gjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online