Nga Teuta te Gjilani, prezantohen Bushiç dhe Progni

0

Tomislav Bushiç dhe Gerhard Progni janë prezantuar sot zyrtarisht si lojtarë të Gjilanit. Të dy futbollistët luajtën sezonin e shkuar për Teutën në Superiore dhe ishin dy lojtarë shumë të rëndësishëm në formacionin e Bledi Shkëmbit.

Në fakt, Gerhard Progni erdhi si dëshirë e teknikut korçar në merkaton e shkuar të verës, ndërsa Bushiç u largua nga Flamurtari në janar për të vazhduar karrierën e tij te “Djemtë e Detit”.

Në Superligë, Progni luajti 30 ndeshje, ku dhe shënoi 7 gola. Ndërsa Bushiç, u aktivizua 17 ndeshje me Flamurtarin dhe 12 ndeshje me Teutën, duke shënuar 6 gola në total. Të dy lojtarët janë vënë zyrtarisht nën urdhrat e Gentian Mezanit te Gjilani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.