“Brezi i Artë” italian, ja 6 talentet për t’u ndjekur këtë sezon

0

Futbolli italian ka qenë zhgënjyes vitet e fundit në nxjerrjen e talenteve, ku përveç Marko Verratit dhe Xhanluixhi Donarumës, të tjerët kanë qenë thuajse mesatarë. Gjithsesi, këto dy vitet e fundit, emrat e talenteve italianë janë shtuar ndjeshëm. Këtë sezon të ri në Serie A, janë plot 6 futbollistë për t’u ndjekur:

1-Sandro Tonali

Mesfushori i Breshias shihet si e ardhmja e futbollit italian, edhe pse ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serie A. I konsideruar si pasardhësi i Andrea Pirlos, 19-vjeçari është një prospekt për t’u ndjekur me shumë interes.

2-Andrea Pinamonti

Talenti më i madh që Interi ka nxjerrë vitet e fundit. Sulmuesi italian do të kalojë sezonin si i huazuar te Xhenoa, aty ku dhe pritet shpërthimi i tij.

3-Mirko Antonuçi

Sulmuesi anësor i Romës admirohet nga trajneri i ri Paolo Fonçeska dhe parashikohet një sezon i mbushur me minuta për të. Një lojtar që mund të zëvendësojë më së miri El Sharauin.

4-Alesandro Bastoni

Një tjetër talent zikaltër, që sezonin e shkuar shkëlqeu me Parmën në Serie B. Futbollisti i Itali U-21 është në planet e Kontes dhe mund ta shohim shpeshherë në fushën e lojës për Interin këtë sezon të ri.

5-Daniel Maldini

Babai i tij, një legjendë e Italisë. Talenti Daniel duhet të ndjekë gjurmët e të atit dhe me Milanin që ka refuzuar shumë oferta nga Serie B për të, sulmuesi mund të zbresë shumë herë në fushën e lojës.

6-Rikardo Osolini

Orsolini është 22 vjeç, jo tamam-tamam një talent i ri. Megjithatë, këtë sezon pritet shumë nga ylli i Bolonjas sezonin e shkuar, që tashmë është transferuar te Juventusi.

VERONIK ISTREFAJ

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.