Çmenduri në “Bernabeu”! Reali përmbys Bajernin në minutat e fundit, gabimi i Nojerit dërgon Madridin në finale

Çmenduri në “Santiago Bernabeu”! Reali i Madridit është kualifikuar për në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 mbrëmjen e sotme. Alfonso Dejvisi zhbllokoi rezultatin në minutën e 68, duke krijuar iluzionin e kualifikimit për bavarezët.

Por Reali di të reagojë edhe atëherë kur duket se gjithçka ka marrë fund. Zhozelu hyri nga stoli dhe përmbysi gjithçka për madrilenët. Në minutën e 88 ai përfitoi nga një gafë e Nojerit, i cili nuk mundi të kontrollonte dot topin pas goditjes së Viniciusit. Zhozelu shfrytëzoi më së miri këtë rast, duke e shtyre topin drejt rrjetës.

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të shkonte me shtesa, Zhozelu u shfaq sërish në zonën e Bajernit dhe në minutën e 91-të e ndali sërish topin në rrjetë duke përmbysur shifrat. De Ligti shkundi rrjetën në sekodat e fundit të takimit, por mikimetrat i mohuan golin.