Nga Abazaj, tek “ushtari grek” Durmishaj: Bushi nuk kursehet

0

Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21, doli sot para mediave dhe foli për ndeshjet me Spanjën dhe Estoninë. Gjithashtu bëri edhe një analizë të asaj që kuqezinjtë kanë bërë gjatë kualifikueseve të Europianit.

Kreu i pankinës së Shpresave foli për tema të ndryshme dhe për emra të veçantë, ndërkohë që zbuloi se sulmuesi Fiorin Durmishaj nuk do të jetë në këtë takim për shkak se po kryen shërbimin ushtarak në Greqi, pasi ka pasaportën e këtij shteti dhe është detyrim ligjor.

SPANJA – “E njohim kundërshtarin, e dimë se si luajnë. pavarësisht se humbëm 3-0 atje, jam i kënaqur nga disa aspekte të lojës. Treguam disa gjëra pozitive, edhe pse rezultati nuk e thotë këtë. Kjo ndeshje do jetë e luftuar, nuk do të jetë si ajo në Spanjë, me atë rezultat. I kemi të gjithë mundësitë për t’i bërë dëm Spanjës, siç i bëri edhe Irlanda pas nesh. Ne me Irlandën jemi paraqitur mjaft mirë, kurse defektet tona kishim problem me daljen në sulm. Ishim të emocionuar. Do mundohem të shënojmë”

SULMI – “Kemi disa sulmues, kishim planifikuar edhe Vrionin të ishte me ne, por e thirri Panuçi. Aty e kishim përqendruar lojën tonë, kishim bërë strategjinë me të. Prej një viti kemi punuar ta marrim në ekipin Shpresa. na duhet të gjejmë sërish sulmues. Hebaj është pjesë e rëndësishme e jona, po ashtu edhe Mustafa. Do ishte edhe Durmishaj, por është duke bërë ushtrinë dhe e ka thirrur shteti grek. Nuk është se do sulmojmë shumë, do jemi të kujdesshëm. Do luajmë me vetëm një në sulm, por do sulmojmë. Jam i kënaqur nga Hebaj dhe Mustafa, pasi janë datëlindja ’98 dhe do i kemi edhe vitin tjetër. Kundërshtarin e kemi të fortë dhe është mirë për ta të luajnë dhe të marrin eksperiencë”.

LOJA E BUKUR – “Kemi dalë nga objektivat, jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi bërë. gjithsesi rezultatet flasin. Pavarësisht se jemi ekip Shpresa, unë kërkoj që gjithmonë rezultatin ta marr. Por edhe loja e bukur nuk duhet të mungojë. Na kanë penalizuar mungesat, formacioni ka ndryshuar shpesh. Me këtë ekip, me Ramadanin, Ndojin, Manajn dhe Vrionin, po t’i kishim nga fillimi, patjetër që do të ishim kualifikuar. Loja është e kënaqshme, por mungojnë rezultatet dhe ato mbahen mend. por duhet mbajtur mend që kemi çuar edhe lojtar tek ekipi i parë dhe ky është një objektiv”.

ABAZAJ – “Ai stërvitet rregullisht tek Anderlehti, luan me ekipin U21 atje. mendoj se këtu ai mund të bëjë shumë mirë nga lojtarët që kemi në dispozicion. Edhe pse nuk ka minuta loje bën mirë me ne. Sa kohë stërvitet në një ekip të fortë si Anderlehti, ne kemi për detyrë ta ndihmojmë, ta promovojmë duke i dhënë akoma një dorë. Ai do luajë gjatë me kombëtaren dhe nuk duhet ta braktisim pse nuk ka minuta. Kemi dalë nga objektivat dhe pse jo ta ndihmojmë”.

KRASNIQI – “Ai është datëlindja 1997, për këto lojtarë të kësaj datëlindje u mbaron mosha. Kam lënë shumë lojtarë pa marrë, si rasti i Çekiçit. Jo sepse nuk ka meritat për të qenë këtu, por sepse nuk ka më perspektivë me ata lojtarë. Nga nëntori do luajmë me të datëlindjes 98’ dhe 99’. Ata të datëlindjes 96’ dhe 97’ që kam marrë tani, i kam marrë për të ekuilibruar ekipin. Nuk mund të luash me Spanjën komplet me datëlindje ’98. Me Italinë kishin tetë lojtarë të kësaj datëlindje”.

OMAR IMERI – “Nuk ishte e vështirë, sapo i thamë ishte i gatshëm për Shqipërinë. Kemi edhe Zejnullahin dhe Shefitin që janë datëlindje ’98 dhe ’99 dhe nuk janë tani. Po vazhduan me të njëjtën formë do vazhdojnë të jenë pjesë e jona”.

LOJTARËT NGA MAQEDONIA – “E kam thënë, kush flet shqip ne e thirrim në kombatëre. Nuk ka problem nëse është shqiptar i Maqedonisë, apo shqiptar i Kosovës. Vendosin vetë ata. Kemi edhe Besir Ramadanin që e kemi marrë nga Shkupi, është i datëlindjes ‘2000. Janë disa lojtarë dhe nuk përbën asnjë problem për ne”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.