Nevoja për para dhe koha kundër, Inter nxjerr mesfushorët në shitje

0

Drejtuesit e Inter vazhdojnë punën në merkato. Luka Modriç është objektivi madhor i zikaltërve, por po punohet dhe në largimin e disa lojtarëve. Uruguaiani, Matia Vesino preferohet nga Çelsi i Sarrit, por nuk ka shumë kohë në dispozicion.

Interi është dakord me shitjen e mesfushorit 26-vjeçar dhe kërkon të përfitojë sa më shumë financiarisht, për të nisur sulmin final për kroatin e Realit. Shitja e Vesinos, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbyllja e merkatos në vendin ishullor, është e vështirë, por një ofertë e Çelsit në momentet e fundit, mund të zgjidhë situatën.

Siç citon “Sky Sport”, një tjetër mesfushor gjendet në listën e largimeve dhe ai është Borja Valero. Spanjolli është 33-vjeç dhe vështirë që të vijë një ofertë në drejtim të tij, e cila gëzon drejtuesit, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për para. Gjithsesi ai është drejt largimit dhe priten ofertat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.