Në Shqipëri mbyllim stadiumet, Botevit i mbyllet vetëm një sektor

Sa herë ka hedhje sendesh apo ofendime, në Shqipëri është bërë modë mbyllja e stadiumit, edhe në raste kur problemet krijohen vetëm nga grupimet ultras, duke bërë që t’u mbyllet dera edhe familjejeve që nuk kanë lidhje me problemet në tribuna të caktuara.

Nëse ne mbyllim stadiumet, UEFA ndëshkon fajtorët. Kështu, pas koreve antishqiptare në Burgas, në Botev-Partizani, UEFA ka urdhëruar mbylljen e 4 blloqeve në sektorin B të stadiumit “Lazur”.

Janë 3000 vende që do mbeten bosh, dhe do mbulohen me parulla kundër racizmit.

Edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit Botevi do të luajë pa tifozë, për një dënim të mbartur nga finalja e kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *